Dështim i 43-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës

07.07.2025

Përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dështuar për herë të 43-të.

Dështim i 43-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës Foto: Ilustrim

As kësaj radhe nuk pati përparim në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, për shkak të mungesës së bashkëpunimit ndërmjet partive parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, përsëriti thirrjen ndaj partive politike që ende nuk kanë propozuar emrat për anëtarët e Komisionit për votim të fshehtë që ta bëjnë këtë. Megjithatë, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk dhanë asnjë propozim, duke bllokuar edhe këtë proces.

Në votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë morën pjesë 99 deputetë, prej të cilëve 55 votuan pro. Nuk pati asnjë votë kundër dhe as abstenime, por mungesa e dakordimit për emrat e anëtarëve e bëri të pamundur ecjen përpara.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 9 korrik, duke filluar nga ora 11:00, ku pritet një tjetër përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate të pazakontë politike.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More