Hidroregjioni evidenton 3 lidhje të paautorizuara në Semetisht të Suharekës
K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka evidentuar gjatë kësaj jave disa lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, përfshirë edhe tri raste në fshatin Semetisht të Suharekës.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit të kompanisë, gjithsej janë evidentuar 8 lidhje të paautorizuara në zonat që mbulon Hidroregjioni Jugor.
Nga këto, 4 raste janë evidentuar në Prizren, 3 në Suharekë, konkretisht në Semetisht, ndërsa 2 raste në fshatin Turjak të Malishevës.
K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren dhe marrjen e masave ndaj lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.
“Uji është përgjegjësi e përbashkët – respektojeni rrjetin dhe rregullat e furnizimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
