Gjendje e rënduar në disa fshatra të Suharekës
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra të komunës së Suharekës, duke krijuar një situatë të rënduar për banorët dhe infrastrukturën lokale.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra të komunës së Suharekës, duke krijuar një situatë të rënduar për banorët dhe infrastrukturën lokale.
Në disa zona është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, për shkak të rrugëve të mbuluara nga uji dhe depozitave të baltës.
Nga Komuna e Suharekës u është bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përkatëse, veçanërisht në zonat me rrezik të shtuar nga vërshimet. Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo të lënduar, ndërsa situata vazhdon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm.