Fillon aplikimi për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet – Suhareka ende pa njoftim zyrtar

09.01.2026

Ndërsa në disa komuna të vendit tashmë ka nisur procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, Komuna e Suharekës ende nuk e ka hapur këtë procedurë.

Deri më tani, aplikimi për vlerësimin e dëmeve është hapur në Pejë, Rahovec, Skenderaj dhe Drenas, ku qytetarët e prekur nga vërshimet kanë filluar të paraqesin kërkesat e tyre.

Qytetarët e Suharekës mbeten në pritje të një njoftimi zyrtar nga institucionet komunale, me shpresë që procedurat të hapen sa më parë për të mundësuar evidentimin e dëmeve dhe trajtimin e tyre nga autoritetet përkatëse.