Arsimi në Suharekë, suksesi i nxënësve në testin e arritshmërisë bie për 2.71%

24.11.2022

Me përfundimin e shkollës fillore dhe asaj të mesme, nxënësit në të gjithë Kosovën ku përfshien klasët (I deri IX) dhe ata që përfundojnë shkollën e mesme ku përfshihen klasë (X deri në XII) janë të detyruar që t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Drejtoria Komunale e […]

Arsimi në Suharekë, suksesi i nxënësve në testin e arritshmërisë bie për 2.71% Foto: Ilustrim

Me përfundimin e shkollës fillore dhe asaj të mesme, nxënësit në të gjithë Kosovën ku përfshien klasët (I deri IX) dhe ata që përfundojnë shkollën e mesme ku përfshihen klasë (X deri në XII) janë të detyruar që t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë kishte bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e testit të arritshërisë  për klasët e IX-ta (nënta) si dhe provimit të maturës për klasët e IX-ta (dymbëdhjeta) për afatin e qershorit.

Sipas një raporti vjetor të publikuar nga Komuna e Suharekës të cilin e ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se testit të arritshmërisë për klasët e IX-ta i cili ishte mbajtur me datë 21.05.2021 u janë nënshtruar gjithsej 823 nxënës dhe përqindja e kalueshmërisë është 51.56%.

Krahasuar me vitin shkollor 2018/2019 rezulton se numri i nxënësve është zvogëluar për 18 nxënës, ndërsa suksesi i nxënësve në testin e arritshmërisë në vitin shkollor 2020/2021 ka rënie për 2.71%.

Rezultate e testit të arritshmërisë sipas shkollave :

NrShkollaVendiKodi i shkollësPërqindja
1SHMU “Destan Bajraktari”Suharekë2461.12%
2SHMU “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”Sallagrazhdë0554.08%
3SHMU “Flamuri i Abrit”Reshtan1048.57%
4SHMU “7 Marsi”Suharekë0167.07%
5SHMU “Migjeni”Gjinoc0766.64%
6SHMU “28 Nëntori”Debërdelan1350.10%
7SHMU “Shkëndija”Suharekë0244.34%
8SHMU “17 Shkurti”Shirokë2745.5%
9SHMU “Shaban MazrrekuSopijë0440.60%
10SHMU “Hasan Prishtina”Semetisht1466.35%
11SHMU “Dituria”Samadraxhë1250.12%
12SHMU “Edit Durham”Mushtisht0355.60%
13SHMU “Drita”Gelancë0845.23%
14 SHMU “Dëshmorët e Tivarit”Peçan1646.91%
15 SHMU “Bajram Curri”Nishor 1546.62%
16SHMU “Vëllezërit Frashëri”Bukosh2264.92%
17SHMU “Dëshmorët e Greikocit”Greikoc0648.62%
18SHMU “Ramë Bllaca”Bllacë1766.64%
19SHMU “Iliria”Savrovë2374.78%
20SHMU “Besim Ndrecaj”Maçitevë2540%
21SHMU “Sadri Duhla”Duhël1839.84%
22SHMU “Dëshmorët e Kombit”Vraniç2154.45%
23SHMU “Vaso Pashë Shkodrani”Leshan0941.04%
24SHMU “Lidhja e Prizrenit”Budakovë2061.5%
25SHMU “Ismet Jashari Kumanova”Javor2650.66%
26SHMU “Rilindja”Nepërbisht2840.37%
27SHMU “Kongresi i Manastirit”Studençan1158.59%
28SHMU “Naum Veqilharxhi”Mohlan1941.08%
29SHMU ”Xhavat Sylaj”Sllapuzhan2941.85%
Krahasuara me vitin paraprak suksesi i nxënësve në testin e arritshmërisë në këtë vit shkollor ka rënie për 2.71%.Mesatarja ne nivel vendi: 57.1%

Ndërsa, testit të maturës u janë nënshtruar 672 maturantë (nga Gjimnazi “Jeta e re” në Suharekë”, Shkolla Profesionale “Avdyl Rama” në Shirokë dhe Shkolla Teknike “Skender Luarasi” në Suharekë).

Testi i maturës është organizuar në 4 qendra (objekte shkollore) dhe në bazë të analizave rezulton se kalueshmëria e nxënësve është:

  • Gjimnazi ka kalueshmërinë -88.25%,
  • Shkolla teknike -34.97% dhe
  • Shkolla profesionale- 32%

Në nivel të komunës, për tri shkollat kalueshmëria e shprehur në përqindje për afatin e qershorit është 59.37% ndërsa për afatin e gushtit rezultatet janë si në vijim:

  • Gjimnazi 87.10%,
  • Shkolla teknike 31.65%
  • Shkolla profesionale 52.1%.

Për tri shkollat kalueshmëria ka arrit në 49.17%

Gazetare, Eurolinda Zenelaj