Agon Bytyqi riemërohet zëvendësdrejtor i AKI-së, nis mandatin e ri pesëvjeçar

08.07.2026

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se së bashku me Kryeministrin Albin Kurti kanë nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i Agjencia e Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet.

Agon Bytyqi riemërohet zëvendësdrejtor i AKI-së, nis mandatin e ri pesëvjeçar Foto: Ilustrim

Sipas Haxhiut, përvoja e Bytyqit, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e treguar gjatë mandatit të parë janë faktorë të rëndësishëm për garantimin e vazhdimësisë dhe profesionalizmit në punën e AKI-së, në funksion të mbrojtjes së sigurisë së Kosovës.

Ajo gjithashtu e falënderoi Agon Bytyqin për kontributin e deritanishëm dhe i uroi suksese në ushtrimin e mandatit të ri pesëvjeçar.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More