17 Shkurti, shkolla me datën e veçantë

18.02.2024

Shkolla në Shirokë të Suharekës e cila u themelua më 17 shkurt. Nxënësit e stafi mësimor i shkollës janë të lumtur që mbajnë këtë emër. Korrespondentja e RTK-së në Prizren, Myrvete Axhami, e ka vizituar këtë shkollë dhe na sjell një reportazh nga ky vend.

17 Shkurti, shkolla me datën e veçantë Foto: Ilustrim

Shkolla fillore në Shirokë të Suharekës, mban për identitet një datë të veçantë. Quhet 17 shkurti dhe nxënësit që nga klasa e parë janë veshur me kostum kombëtarë dhe ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Nxënësit e klasës së parë, recitojnë vargje dhe i këndojnë kësaj dite të veçantë. Ata të më të larta tashmë e dinë tash çfarë është 17 shkurti.

Mësimdhënësit gjatë gjithë kohës u flasin nxënësve për Pavarësinë e Kosovës, sfidat dhe vështirësitë që hasi ajo në shekuj për të arritur deri te kjo datë e pavarësisë.

Fenomeni demografik i lëvizjes së popullatës e ka prekur edhe këtë shkollë në zvogëlimin e numrit të nxënësve.

Në Suharekë, vetëm ky institucion shkollor është emëruar me këtë datë të veçantë, 17 Shkurti Shkolla “17 Shkurt”, në Suharekë mban emrin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.