ShSKUK: 28 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë, 2 në gjendje të rëndë
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë. Prej tyre, 28 janë të konfirmuar pozitivë me Sars CoV-2, dy pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi. […]
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë.
Prej tyre, 28 janë të konfirmuar pozitivë me Sars CoV-2, dy pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.
Sipas raportit të punës për datën 6 korrik 2021, në QKUK janë të shtrirë 61 pacientë: 14 të konfirmuar me COVID-19, 34 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rëndë.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 13 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 17 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 19 pacientë, 14 të konfirmuar pozitivë dhe 8 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 11 pacientë.