Moti sot relativisht i qetë, temperaturat deri në 31°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot relativisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius. Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot relativisht i qetë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius.
Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.