Pavarësisht pandemisë, Komuna e Suharekës gjatë 2020’s shpenzoi mbi 20 mijë euro për dreka zyrtare
Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ku si pasojë e kësaj pandemie shkollat u mbyllen, njëashtu bizneset e shumë tjera gjë që ka bërë që të shënoj rënie ekonomia. Gjatë vitit 2020 pandemia shkaktoi rënie të ekonomisë, kështu duke bërë që […]
Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ku si pasojë e kësaj pandemie shkollat u mbyllen, njëashtu bizneset e shumë tjera gjë që ka bërë që të shënoj rënie ekonomia.
Gjatë vitit 2020 pandemia shkaktoi rënie të ekonomisë, kështu duke bërë që shumë persona të humbin edhe vendin e tyre të punës e duke shkaktuar krizë ekonomike në familje.
Por, edhe pse pandemi Komuna e Suharekës nuk i ndali drekat e darkat zyrtare.
Sipas raportit fiskal të administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2020 është shënuar rënie të inkasimit të të hyrave vetanake si pasojë e pandemisë COVID-19, me të cilën po përballemi tash e më shumë se një vit.
Pavarësisht rënies së të hyrave vetanake, Komuna e Suharekës përgjatë vitit 2020 kishte shpenzuar plotë 21.592,19 euro për dreka zyrtare.
Në bazë të raportit fiskal të vitit paraprak 2020, të siguruar nga SuharekaOnline rezulton që Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shpenzuar 2.118,40 euro për dreka zyrtare.
Shpenzime më të mëdha për dreka zyrtare në vitin e kaluar janë bërë për Shërbimet Kulturore, ku bëhet e ditur se janë shpenzuar gjithsejt 5.026,20 euro.
| Njësia Buxhetore | Dreka Zyrtare 2020 |
| Zyra e kryetarit | € 2.118,4 |
| Administrata | € 993.00 |
| Inspeksioni | € 0 |
| Kuvendi Komunal | € 2.533,2 |
| Sherbimet Publike | € 2,728.2 |
| Bujqesia | € 1.217,2 |
| Urbanizmi | € 2.165,4 |
| Kadastri | € 642,9 |
| Administrata Shendetesi | € 184,5 |
| Sherbimet Sociale | €114,5 |
| QKMF | €599,00 |
| Kultura | € 5.026,2 |
| Arsimi Administrata | € 3.099,99 |
| Çerdhet / Arsimi Parafillor | € 0 |
| Arsimi Fillor | € 169,7 |
| Arsimi Mesem | € 0 |
| TOTAL | € 21.592,19 |