Pavarësisht pandemisë, Komuna e Suharekës gjatë 2020’s shpenzoi mbi 20 mijë euro për dreka zyrtare

Pavarësisht pandemisë, Komuna e Suharekës gjatë 2020’s shpenzoi mbi 20 mijë euro për dreka zyrtare
Taulant Krasniqi

29.05.2021 / Suhareka

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ku si pasojë e kësaj pandemie shkollat u mbyllen, njëashtu bizneset e shumë tjera gjë që ka bërë që të shënoj rënie ekonomia.

Gjatë vitit 2020 pandemia shkaktoi rënie të ekonomisë, kështu duke bërë që shumë persona të humbin edhe vendin e tyre të punës e duke shkaktuar krizë ekonomike në familje.

Por, edhe pse pandemi Komuna e Suharekës nuk i ndali drekat e darkat zyrtare.

Sipas raportit fiskal të administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2020 është shënuar rënie të inkasimit të të hyrave vetanake si pasojë e pandemisë COVID-19, me të cilën po përballemi tash e më shumë se një vit.

Pavarësisht rënies së të hyrave vetanake, Komuna e Suharekës përgjatë vitit 2020 kishte shpenzuar plotë 21.592,19 euro për dreka zyrtare.

Në bazë të raportit fiskal të vitit paraprak 2020, të siguruar nga SuharekaOnline rezulton që Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shpenzuar 2.118,40 euro për dreka zyrtare.

Shpenzime më të mëdha për dreka zyrtare në vitin e kaluar janë bërë për Shërbimet Kulturore, ku bëhet e ditur se janë shpenzuar gjithsejt 5.026,20 euro.

Njësia BuxhetoreDreka Zyrtare 2020
Zyra e kryetarit € 2.118,4
Administrata € 993.00
Inspeksioni € 0
Kuvendi Komunal € 2.533,2
Sherbimet Publike € 2,728.2
Bujqesia € 1.217,2
Urbanizmi € 2.165,4
Kadastri € 642,9
Administrata Shendetesi € 184,5
Sherbimet Sociale €114,5
QKMF €599,00
Kultura € 5.026,2
Arsimi Administrata € 3.099,99
Çerdhet / Arsimi Parafillor € 0
Arsimi Fillor € 169,7
Arsimi Mesem € 0
TOTAL € 21.592,19

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit