Mbledhja e KPF-së në Komunën e Suharekës, shqyrtohet projekt-vendimi për lirim nga pagesa e qirasë dhe faljen e borxhit të pa paguar
Anëtarët e KPF-së (Komitetit për Politikë dhe Financa), sot kanë mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën kanë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës. Njëra ndër pikat e rendit të ditës që u shqyrtua është: Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirim nga pagesa e qirasë dhe faljen e borxhit të pa paguar. Këto pika të rendit […]
Anëtarët e KPF-së (Komitetit për Politikë dhe Financa), sot kanë mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën kanë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.
Njëra ndër pikat e rendit të ditës që u shqyrtua është: Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirim nga pagesa e qirasë dhe faljen e borxhit të pa paguar.
Këto pika të rendit të ditës janë shqyrtuar gjatë mbledhjes së KPF-së: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirim nga pagesa e qirasë dhe faljen e borxhit të pa paguar; 3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës; 4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit për vitin 2020 të komisionit komunal të aksionarëve për NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A. dhe 5. Informatë për administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar-mars 2021.
Të gjitha pikat kanë kaluar unanimisht me votat e anëtarëve dhe janë propozuar që të dalin para anëtarëve të kuvendit për miratim në mbledhjen e radhës.
