KPF në Suharekë shqyrton 8 pika të rendit të ditës

20.05.2026

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Suharekës, në të cilën janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi për administrimin dhe funksionimin e komunës.

Në këtë mbledhje u trajtuan këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Rishqyrtimi i projekt-rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Suharekës;

3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për themelimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale;

4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës;

5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e propozimeve të komisionit për ndarjen e shpërblimeve “Emblema e Artë”, “Skënderbeu” dhe mirënjohjes “13 Qershori”;

6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit të ankesave për bursa për nxënës dhe studentë;

7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kërkesës me numër 01-Nr-181-17647;

8. Njoftime për shkëputjen e kontratave.Gjatë mbledhjes, anëtarët e KPF-së dhanë rekomandimet dhe vlerësimet e tyre për secilën pikë të rendit të ditës.

Këto rekomandime do të procedohen për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Suharekës.