505 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor dhe Klnik Universitar i Kosovës bazuar në raportet e datës 28 prill 2021, në kuadër të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme ka njoftuar se ka rënie të numrit të pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2. SHSKUK ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 616, […]
Shërbimi Spitalor dhe Klnik Universitar i Kosovës bazuar në raportet e datës 28 prill 2021, në kuadër të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme ka njoftuar se ka rënie të numrit të pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.
SHSKUK ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 616, prej tyre 505 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 475 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Poashtu, SHSKUK ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 362 pacientë, 24 prej tyre në gjendje të rënduar dhe 312 të konfirmuar pozitivë262 me oksigjeno-terapi.
Në Spitalin Rajonal në Prizren aktualisht janë duke u trajtuar 55 pacientë, raporton SuharekaOnline.
”Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 55 pacientë
Spitali i Gjakovës, 61 pacientë
Spitali i Pejës, 86 pacientë
Spitali i Gjilanit, 56 pacientë
Spitali i Ferizajt, 48 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.