Ndeshje interesante në Premier Ligë, Leicester City – Crystal Palace, formacionet e mundshme

26.04.2021

Leicester City dhe Crystal Palace do të përballen në kuadër të ligës kryesore të Anglisë, Premier Liga. Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:00 në stadiumin “King Power Stadium”. Aktualisht në renditjen tabelare në Premier Ligë, Leicester City ndodhet në pozitën e 3-të me gjithsej 59 pikë, ndërsa Crystal Palace […]

Leicester City dhe Crystal Palace do të përballen në kuadër të ligës kryesore të Anglisë, Premier Liga.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:00 në stadiumin “King Power Stadium”.

Aktualisht në renditjen tabelare në Premier Ligë, Leicester City ndodhet në pozitën e 3-të me gjithsej 59 pikë, ndërsa Crystal Palace në pozitën e 13-të me 38 pikë.

Kur kanë mbetur edhe disa orë deri në fillimin e takimit janë bërë publike formacionet e mundshme të të dy klubeve angleze.

Formacionet e mundshme

Leicester City: Kasper Schmeichel, Caglar Soyuncu, Jonny Evans, Wesley Fofana, Timothy Castagne, Wilfred Ndidi, Youri Tielemans, Ricardo Pereira, Ayoze Perez, Kelechi Iheanacho, Jamie Vardy.

Trajner: Brendan Rodgers

Crystal Palace: Vicente Guaita, Joel Ward, Cheikhou Kouyate, Gary Cahill, Patrick van Aanhoit, Jordan Ayew, Luka Milivojevic, Jairo Riedewald, Eberechi Eze, Wilfried Zaha, Christian Benteke.

Trajner: Roy Hodgson