Sulmohet me thikë dhe plaçkitet një taksist në fshatin Sopijë
Të premtën një person ka raportuar në policinë e Suharekës se është sulmuar fizikisht dhe është plaçkitur. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se viktima (taksist) ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur para të gatshme 87 euro dhe dy telefona. Rasti në […]
Të premtën një person ka raportuar në policinë e Suharekës se është sulmuar fizikisht dhe është plaçkitur.
Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se viktima (taksist) ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur para të gatshme 87 euro dhe dy telefona.
Rasti në fjalë ka ndodhur në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës rreth orës 22:05.
Gjithashtu, bëhet e ditur se si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.