Parashikimi i motit për sot, ftohtë dhe me borë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ftohtë dhe me reshje bore. IHK njofton se këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ftohtë dhe me reshje bore.
IHK njofton se këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s.