Munishi: Po të isha unë selektor do ta kualifikoja Kosovën në Evropian ose Botëror
16.01.2021
Trajneri kosovar, Ismet Munishi përgjatë një interviste në emisionin “Dhoma Rrëfimit” ka thënë se do t’i pëlqente që një ditë të ishte përzgjedhës i Kosovës në futboll. Ismet Munishi ka thënë që ai do ta kualifikonte Kosovën në kampionatin evropian dhe atë botëror. “Mua do më pëlqente që të jem selektor i Kosovës, po të […]
Trajneri kosovar, Ismet Munishi përgjatë një interviste në emisionin “Dhoma Rrëfimit” ka thënë se do t’i pëlqente që një ditë të ishte përzgjedhës i Kosovës në futboll.
Ismet Munishi ka thënë që ai do ta kualifikonte Kosovën në kampionatin evropian dhe atë botëror.
“Mua do më pëlqente që të jem selektor i Kosovës, po të isha unë do ta kualifikoja Kosovën në Evropian dhe Botëror”, tha Munishi, përcjell Zeri.
Ndryshe, Ismet Munishi u largua nga Ballkani javë më parë dhe në vend të tij u emërua Bledi Shkëmbi.