Dogana dhe Policia zbulojnë 204 vape me kanabis në Merdare
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë zbuluar dhe sekuestruar 204 vape të dyshuara se përmbajnë kanabis në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.Rasti është zbuluar më 2 tetor 2026, gjatë kontrolleve të detajuara të bazuara në analizën e riskut dhe me përdorimin e pajisjeve të specializuara.
Gjatë kontrollit është ndaluar një furgon me targa të huaja, i cili ishte i ngarkuar në një karrotrec.Zyrtarët kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit, me fokus edhe në pjesët që mund të shërbenin për fshehjen e mallrave të padeklaruara.
Sipas Doganës së Kosovës, substancat e dyshuara janë gjetur në pjesën e sipërme të furgonit, ndërmjet tapicerisë dhe tavanit, përkatësisht mbi tavanin e automjetit.Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar 204 copë vape, të dyshuara se përmbajnë kanabis ose substanca të ngjashme narkotike.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente hetimore të Doganës dhe Policisë së Kosovës.Autoritetet po ndërmarrin veprimet e mëtejshme ligjore lidhur me rastin, përfshirë edhe mjetin transportues.
Dogana dhe Policia e Kosovës kanë deklaruar se mbeten të përkushtuara në kontrollin e kufijve dhe në parandalimin e kontrabandës dhe formave të tjera të veprimtarisë së kundërligjshme.
