1.
KRU “Hidroregjioni Jugor” zbulon 2 lidhje ilegale të ujit në Suharekë
31.08.2026
Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë identifikuar 11 lidhje të paautorizuara të ujit gjatë javës së kaluar në zonën e tyre të shërbimit.
Nga 11 rastet e evidentuara, 2 janë në Suharekë, ndërsa 9 të tjera janë identifikuar në Prizren.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet dhe inspektimet në terren po vazhdojnë, me qëllim parandalimin e lidhjeve të paautorizuara dhe keqpërdorimit të ujit.
Kompania ka publikuar edhe fotografi nga disa prej rasteve të evidentuara gjatë kontrolleve.
