Fruthi në Kosovë: 147 raste të konfirmuara, një rast raportohet në Suharekë

25.08.2026

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 24 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 147 raste me fruth në Kosovë.

Fruthi në Kosovë: 147 raste të konfirmuara, një rast raportohet në Suharekë Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 10 raste të reja, ndërsa një rast është raportuar në komunën e Suharekës. Numri i përgjithshëm i rasteve këtë vit është më shumë se dyfishi i rasteve të konfirmuara gjatë gjithë vitit 2025.

Numri më i lartë i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 49 raste dhe Fushë-Kosovë me 35 raste, pasuar nga Ferizaj me 13, Obiliqi me 9 dhe Lipjani me 8 raste.

IKShPK ka intensifikuar vaksinimin në komunat më të prekura, ku gjatë tri javëve të fundit janë vaksinuar me MMR 504 fëmijë të vonuar për vaksinim.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt. Gjithashtu, personat me simptoma të dyshimta, si temperaturë e lartë, skuqje, kollë, rrufë ose konjuktivit, rekomandohet të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More