Nga ora 10:00 hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve në Kosovë

25.08.2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme.

Sipas njoftimit zyrtar të bazuar në vendimin e datës 03.08.2026, çmimet kufizuese për secilin produkt janë si më poshtë:​

Nafta (dizel): 1.79 euro/litër​Benzina: 1.53 euro/litër​Gasi: 0.62 euro/litër​

MINTI u bën thirrje qytetarëve që për çdo parregullsi apo mospërputhje të çmimeve në pikat e karburantit, të adresojnë ankesat e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose përmes numrit të telefonit 0800 11000.