MINT cakton çmimet tavan për derivatet: Nafta 1.39 euro, benzina 1.36 euro

02.07.2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të jenë të vlefshme për datën 2 korrik 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, i cili bazohet në rregulloret në fuqi për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës, çmimet tavan për tregtimin me pakicë janë si vijon:

​Nafta (dizel): 1.39 euro për litër;

​Benzina: 1.36 euro për litër;​

Gasi: 0.68 euro për litër.​

Këto çmime maksimale hyjnë në fuqi zyrtarisht nga ora 10:00 e ditës së sotme.​

Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi ose mosrespektim të këtij vendimi nga ana e operatorëve ekonomikë.

Ankesat mund të adresohen në adresën elektronike [email protected] ose përmes numrit të telefonit pa pagesë 0800 11000.