Dylbi për pushkë snajper ndalohet nga Dogana në Kullë

20.08.2026

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja në pikën kufitare Kullë, pasi gjatë kontrollit të detajuar kanë krijuar dyshime për mallra që nuk ishin deklaruar.

Gjatë kontrollit të automjetit, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, është gjetur një dylbi e destinuar për përdorim me pushkë snajper. Për pajisjen nuk janë paraqitur dokumentet apo autorizimet përkatëse.

Dylbia është ndaluar nga Dogana, ndërsa ndaj personit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse, si dhe procedura të tjera administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka theksuar se vazhdon kontrollet në pikat kufitare me qëllim parandalimin e hyrjes së mallrave të rrezikshme, të kufizuara apo të palejuara në territorin e Kosovës.