1.
Tentoi t’i japë ryshfet policit në Jarinje, arrestohet shtetasi serb
12.08.2026
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje, pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor.
Rasti ka ndodhur më 11 gusht 2026, rreth orës 05:45. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte tentuar t’i ofronte para zyrtarit policor gjatë kalimit në pikën kufitare.
Monedha e dyshuar si ryshfet është sekuestruar nga autoritetet, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.
