Dy infermierë ndalohen në Prizren, dyshohet se përvetësuan mbi 2 mijë euro nga pagesat e pacientëve

03.08.2026

Dy infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Dy infermierë ndalohen në Prizren, dyshohet se përvetësuan mbi 2 mijë euro nga pagesat e pacientëve Foto: Ilustrim

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, të dyshuarit Xh.B., kryeinfermier, dhe B.R., infermier në QKMF, dyshohet se gjatë ndërrimeve të natës, në periudha të ndryshme gjatë viteve 2024 dhe 2025, kanë përvetësuar paratë e arkëtuara nga pagesat e pacientëve për shërbimet shëndetësore.

Hetimet, të zhvilluara nga Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë rezultuar me dyshimin se Xh.B. ka përvetësuar 1,250 euro, ndërsa B.R. 1,032 euro. Shuma totale e dyshuar e përvetësuar arrin në 2,282 euro.

Pas intervistimit, në prani të mbrojtësve, Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj të dyshuarve.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të vlerësojë kërkesën për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurën penale, ndërsa hetimet do të vazhdojnë. Sipas Prokurorisë, ato mund të zgjerohen edhe për periudha të tjera kohore, varësisht nga rezultatet e hetimeve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More