Gjykata Speciale cakton datën e vendimit për Thaçin dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, vendimi do të shpallet më 16 shtator 2026, duke filluar nga ora 10:00.Në këtë proces gjyqësor, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga tetori i vitit 2020.
Vendimi i trupit gjykues pritet me interes të madh në Kosovë dhe më gjerë, pasi bëhet fjalë për një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me periudhën e luftës së fundit në Kosovë.
