1.
Identifikohen babë e biri që humbën jetën tragjikisht në Maznik të Deçanit
28.06.2026
Janë identifikuar dy personat që humbën jetën tragjikisht në një ngjarje aksidentale në fshatin Maznik të Deçanit.
Bëhet fjalë për Xhemajl Mustafajn dhe djalin e tij, Hasan Mustafajn. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes Mustafaj dhe banorëve të fshatit Maznik.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit. Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut”, ka shkruar Ramosaj.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.
