1.
Policia në veri sekuestron armë dhe municion në shtëpi të braktisur në Leposaviq
05.03.2026
Policia e Kosovës ka sekuestruar sot armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në fshatin Jashanicë, komunë e Leposaviqit. Gjatë kontrollit janë gjetur një pushkë karabin M48, një AK-47, një pushkë gjuetie, një pistoletë CZ me dy karikatorë të zbrazët dhe 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe ka udhëzuar hapjen e hetimeve për rastin “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetim.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe i fton të raportojnë çdo informacion që ndihmon në sigurinë publike në numrin 192.

