Plagoset me armë zjarri një person në Prizren

16.12.2025

Një person është plagosur sot me armë zjarri në Prizren dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka bërë të ditur se i plagosuri është pranuar në repartin e Emergjencës rreth orës 13:20. Sipas tij, pacientit i janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Repartin e Ortopedisë.

“Rreth orës 13:20 tek ne ka ardhur një person i plagosur me armë zjarri. Ne i kemi përfunduar ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti tashmë është dërguar në Repartin e Ortopedisë. Gjendja e tij është stabile”, ka deklaruar Veçgishti.

Aktualisht, i plagosuri po vazhdon trajtimin në Spitalin e Prizrenit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.