Mbyllet afati – tre koalicione dhe 17 parti politike aplikojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

01.12.2025

Është përmbyllur zyrtarisht afati për deklarimin e koalicioneve dhe aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjatë periudhës 24 – 30 nëntor, gjithsej 23 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim përmes platformës online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se ndër aplikuesit janë tre koalicione, 17 parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur, të cilët tani presin fazën e verifikimit të dokumentacionit nga komisioni.

Koalicionet që garojnë më 28 dhjetor

Tre koalicionet e paraqitura për certifikim janë:

  • Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga:
    • Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI)
    • Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK)
    • Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)
  • Koalicioni “Koalicija VAKAT”, në përbërje të:
    • Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB)
    • Bošnjačka Stranka Kosova (BSK)
    • Demokratska Stranka Vatan (DSV)
  • Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i formuar nga:
    • Lëvizja VETËVENDOSJE!
    • GUXO
    • Alternativa
    • Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK)

17 partitë politike që kanë aplikuar për certifikim

Në garën e fundvitit pritet të marrin pjesë këto parti politike:

  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
  • Kosovaki Nevi Romani Partia
  • Jedinstvena Goranska Partija
  • Za Slobodu Pravdu i Opstanak
  • Kosova Demokratik Türk Partisi
  • Partia Liberale Egjiptiane
  • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
  • Socialdemokratska Unija – SDU
  • Lista Serbe
  • Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
  • Fjala
  • Nova Demokratska Stranka – NDS
  • Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (IPRK)
  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
  • Kosovski Savez
  • Nisma Socialdemokrate – NISMA

Iniciativat qytetare dhe kandidati i pavarur

Përveç partive dhe koalicioneve, në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojnë edhe:

  • Iniciativat qytetare:
    • Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve
    • Iniciativa Qytetare për Kosovë
  • Kandidati i pavarur:
    • Nedźmidin Sejdilar

Afati i radhës – dorëzimi i listave të kandidatëve

KQZ njofton se të gjitha subjektet që kanë aplikuar brenda afatit ligjor kanë kohë deri më 7 dhjetor 2025 për të dorëzuar përmes platformës zyrtare listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

Pas dorëzimit të listave, KQZ do të procedojë me verifikimet ligjore dhe më pas me certifikimin përfundimtar të subjekteve që do të jenë pjesë e zgjedhjeve të fundvitit.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të sjellin një garë të gjerë dhe të larmishme politike, me pjesëmarrjen e partive të mëdha, subjekteve të komuniteteve pakicë dhe iniciativave të reja qytetare.