Mbyllet afati – tre koalicione dhe 17 parti politike aplikojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Është përmbyllur zyrtarisht afati për deklarimin e koalicioneve dhe aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjatë periudhës 24 – 30 nëntor, gjithsej 23 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim përmes platformës online.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se ndër aplikuesit janë tre koalicione, 17 parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur, të cilët tani presin fazën e verifikimit të dokumentacionit nga komisioni.
Koalicionet që garojnë më 28 dhjetor
Tre koalicionet e paraqitura për certifikim janë:
- Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga:
- Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI)
- Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK)
- Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)
- Koalicioni “Koalicija VAKAT”, në përbërje të:
- Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB)
- Bošnjačka Stranka Kosova (BSK)
- Demokratska Stranka Vatan (DSV)
- Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i formuar nga:
- Lëvizja VETËVENDOSJE!
- GUXO
- Alternativa
- Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK)
17 partitë politike që kanë aplikuar për certifikim
Në garën e fundvitit pritet të marrin pjesë këto parti politike:
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
- Kosovaki Nevi Romani Partia
- Jedinstvena Goranska Partija
- Za Slobodu Pravdu i Opstanak
- Kosova Demokratik Türk Partisi
- Partia Liberale Egjiptiane
- Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
- Socialdemokratska Unija – SDU
- Lista Serbe
- Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
- Fjala
- Nova Demokratska Stranka – NDS
- Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (IPRK)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
- Kosovski Savez
- Nisma Socialdemokrate – NISMA
Iniciativat qytetare dhe kandidati i pavarur
Përveç partive dhe koalicioneve, në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojnë edhe:
- Iniciativat qytetare:
- Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve
- Iniciativa Qytetare për Kosovë
- Kandidati i pavarur:
- Nedźmidin Sejdilar
Afati i radhës – dorëzimi i listave të kandidatëve
KQZ njofton se të gjitha subjektet që kanë aplikuar brenda afatit ligjor kanë kohë deri më 7 dhjetor 2025 për të dorëzuar përmes platformës zyrtare listat me emrat e kandidatëve për deputetë.
Pas dorëzimit të listave, KQZ do të procedojë me verifikimet ligjore dhe më pas me certifikimin përfundimtar të subjekteve që do të jenë pjesë e zgjedhjeve të fundvitit.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të sjellin një garë të gjerë dhe të larmishme politike, me pjesëmarrjen e partive të mëdha, subjekteve të komuniteteve pakicë dhe iniciativave të reja qytetare.