Arrestohet i dyshuari D. M. – Policia i gjen kokainë dhe marihuanë në Prizren

20.11.2025

Një operacion i Policisë së Kosovës në Prizren ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Burimet e Sinjalit brenda hetimeve bëjnë të ditur se i dyshuari D. Mazreku është ndaluar pasi gjatë kontrollit i janë gjetur sasi të dyshuara të kokainës dhe marihuanës.

Sipas informacioneve të para, njësitet policore kanë ndërhyrë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari merrej me aktivitet të kundërligjshëm.

Gjatë kontrollit operacional, policët kanë sekuestruar substancat narkotike të cilat janë dërguar për analizë laboratorike.

Ndaj tij po zhvillohen hetime për posedim të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa Policia po vazhdon punën për të zbuluar nëse i dyshuari ka lidhje me veprimtari të tjera kriminale.

I njëjti ishte kapur edhe më 2022 si i dyshuar për substanca narkotike./Sinjali/