I mituri ushtron dhunë ndaj nënës në Gjakovë – ndalohet për 24 orë

10.11.2025

Një rast i pazakontë dhune në familje është raportuar të shtunën në Gjakovë, ku një i mitur dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj nënës së tij.

I mituri ushtron dhunë ndaj nënës në Gjakovë – ndalohet për 24 orë Foto: Ilustrim

Sipas burimeve të sigurta, ngjarja ka ndodhur më 09 nëntor 2025, rreth orës 11:30, në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë. I dyshuari, me inicialet B.G., dyshohet se e ka kapur për mjekre nënën e tij, A.K., duke e ofenduar me fjalë fyese. Fatmirësisht, viktimës nuk i janë shkaktuar lëndime trupore.

Burimet bëjnë të ditur se viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe strehimin, duke deklaruar se nuk ka nevojë për mbrojtje dhe është kthyer në banesën e saj pas incidentit.

I mituri është proceduar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punonjëses sociale, ku ka mohuar veprën që i vihet në barrë.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për të mitur, është urdhëruar ndalimi i tij për 24 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Dhunë në familje”.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje të pazakontë, e cila ka tronditur komunitetin lokal në Gjakovë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More