1.
Arrestohet një i mitur, ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës së tij
01.11.2025
Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Gjakovë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten në mëngjes, rreth orës 07:00. I dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje, ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës, një femre kosovare – nënës së tij.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.