1.
Vdes një grua pasi bie nga lartësia – Trupi i pajetë dërgohet në IML
28.10.2025
Një ngjarje tragjike është raportuar nga Policia e Kosovës, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi.
Sipas raportit zyrtar, viktima – një femër kosovare – ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e rënies dhe është dërguar me urgjencë në njësinë emergjente për trajtim mjekësor.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.