Suhareka renditet e para për numrin e votuesve nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se gjatë ditës së hënë, më 27 tetor, ka dërguar fletëvotimet për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, e që kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, i cili do të mbahet më 9 nëntor.
Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, numri i përgjithshëm i votuesve jashtë Kosovës është 29.712, ndërsa prej tyre 3.325 janë nga komuna e Suharekës.
Me këtë numër, Suhareka renditet e para ndër 18 komunat që do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke lënë pas 17 komuna të tjera ku po ashtu do të mbahet votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës.
Numri i votuesve jashtë vendit sipas komuave: Gjakovë (3,141), Gjilan (2,066), Dragash (2,770), Kaçanik (1,149), Klinë (2,230), Fushë Kosovë (489), Mitrovicë e Jugut (1,188), Obiliq (220), Rahovec (1,902), Pejë (1,895), Prishtinë (1,727), Prizren (2,870), Suharekë (3,325), Viti (1,970), Vushtrri (1,019), Junik (1,363), Mamushë (356) dhe Kllokot (49).
Fletëvotimet, sipas KQZ-së, janë dërguar me kohë që votuesit jashtë vendit të kenë mundësi t’i kthejnë ato brenda afateve ligjore dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor të 9 nëntorit.