Arrestohet 30 vjeçari D.K, i dyshuar për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon me veprimet e intensifikuara për kapjen e personave të kërkuar dhe atyre të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arritur të arrestojnë një person të kërkuar nga drejtësia.
Bëhet fjalë për personin me inicialet D.K., mashkull 30-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i dënuar me 13 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit, në përputhje me urdhërin e lëshuar nga organet kompetente.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se veprimet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim kapjen dhe ekzekutimin e aktgjykimeve për personat e kërkuar, si dhe forcimin e sigurisë publike në kryeqytet.