1.
Dy persona arrestohen – kapen me 68 qese me marihuanë
23.10.2025
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kaçanik, nën dyshimin se po përgatisnin substancë narkotike për shitje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi është bërë në rrugën “Ylli”, rreth orës 17:45 të ditës së djeshme.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar 68 qese të mbushura me substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë totale prej 31.14 gramësh, si dhe 295 euro para të gatshme.
Të dyshuarit, shtetas kosovarë, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit kompetent.
Ndërkohë, hetimet për rastin po vazhdojnë, me qëllim të zbardhjes së plotë të veprimtarive të dyshuara kriminale.