Kërkohet ndihma e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit nga Maqiteva e Suharekës
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, ka publikuar një thirrje për ndihmë nga qytetarët në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për disa vepra penale që lidhen me narkotikë dhe armëmbajtje pa leje.
Personi i kërkuar është:
Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë, me numër personal 1007968457, shtetas i Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, Nrecaj kërkohet për përfshirje në veprat penale:
- Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – neni 272 i Kodit Penal të Kosovës
- Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – neni 267 i KPK-së
- Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – neni 366 i KPK-së
Në kuadër të hetimeve të autorizuara nga Prokuroria Themelore në Prizren, dhe bazuar në nenin 76, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, është autorizuar publikimi i fotografisë së të dyshuarit në media televizive dhe rrjete sociale.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen apo arrestimin e Fazli Nrecajt, të kontaktojnë menjëherë:
- Numri emergjent: 192
- Rrjetet sociale të Policisë së Kosovës
- Faqja zyrtare në Facebook e Policisë
- Ose të paraqiten në cilin do stacion policor në Kosovë
Çdo informacion mbetet i konfidencial dhe trajtohet me kujdesin maksimal, thuhet në fund të njoftimit nga Policia e Kosovës.
