Suharekë, plagoset një person pas një përleshjeje me armë zjarri në Shirokë
Një person i plagosur në Shirokë.
Sipas burimeve të SuharekaOnline, më datë 04.10.2025, rreth orës 23:00, policia ka pranuar një informatë nga Urgjenca e Q.K.M.F.-së në Suharekë se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagosjes me armë zjarri.
Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një shkëmbim zjarri që ka ndodhur afër furrës “Metro” në fshatin Shirokë.
Në këtë përleshje plagë ka pësuar B.SH ndërsa i dyshuari A.F. është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetën, por për trajtim të mëtejmë mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Hetimet lidhur me rastin janë në proces, ndërsa njësitë policore janë angazhuar në lokalizimin e të dyshuarit.
SuharekaOnline do të sjellë detaje të reja sapo të konfirmohen nga organet kompetente.