Plagosje në fshatin Duhël të Suharekës pas një rrahjeje
Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se në fshatin Duhel të komunës së Suharekës ka ndodhur një plagosje.
Foto: Ilustrim
Sipas të njëjtave burime, fillimisht në këtë fshat ka ndodhur një rrahje mes disa personave, e cila më pas ka eskaluar në plagosje. Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare lidhur me arsyet e incidentit, as për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në rast.
Portali SuharekaOnline ka dërguar pyetje zyrtare në adresë të Policisë së Kosovës dhe pritet konfirmimi i detajeve shtesë lidhur me këtë ngjarje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se sot, më datë 27 dhjetor 2025, rreth orës 11:40, është raportuar një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri.
Sipas tij, personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
“Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka deklaruar zëdhënësi Bytyqi.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa priten informacione shtesë në orët në vijim. Portali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.