Gruaja denoncon burrin për dhunë të vazhdueshme, i dyshuari M.B ndalohet për 48 orë

30.09.2025

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar dje në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua ka deklaruar se prej kohësh është nënshtruar dhunës fizike nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2025, rreth orës 16:00, kur viktima R. B. ka kërkuar ndihmën e policisë duke treguar se bashkëshorti i saj, M. B. ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj saj.

Ajo ka marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të shkaktuara.

Gjatë intervistimit, edhe vetë i dyshuari ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe procedura do të vazhdojë sipas rrugës së rregullt ligjore.