Fushata e LVV në Suharekë po zhvillohet me intensitet të lartë, Konjufca e Zyba në mbështetje të Hamdi Bytyçit
Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës, Hamdi Bytyçi, ka vazhduar takimet intensive me qytetarët e kësaj komune.
Gjatë ditës së dielë, Bytyçi ka zhvilluar një sërë takimesh me grupe të ndryshme të komunitetit, duke prezantuar vizionin e tij për një Suharekë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët.
Në dinamikën e fushatës zgjedhore, Hamdi Bytyçi ka pasur përkrahjen e bashkëpartiakëve të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetit Glauk Konjufca dhe Salih Zyba. Ku kanë qëndruar në Suharekë për të mbështetur kandidaturën e Bytyçit, duke marrë pjesë në disa takime të rëndësishme me qytetarët.
Në fokus të vizitës së së dielës ka qenë rinia e Suharekës, mësimdhënësit, e veteranët e UÇK-së.
Në takim me mësimdhënësit Bytyçi është shprehur se njerëzit që arsimi është themeli i zhvillimit dhe ata do ta vendosim atë në qendër të prioriteteve, me kushte më të mira, mbështetje për mësimdhënësit dhe arsim që lufton migrimin.

Tutje, në takim me vetranët e UÇK-së kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga rdhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hamdi Bytyçi, ka thënë se veteranët janë gjeneratë që me guxim e sakrificë sollën lirinë dhe vendosën themelet e shtetit. Duke shtuar se respekti për ta është i përjetshëm, sepse historia jonë shkruhet me gjakun dhe sakrificën e tyre.

Fushata e Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë po zhvillohet me intensitet të lartë dhe me fokus të veçantë në dëgjimin e qytetarëve dhe ndërtimin e një platforme të qeverisjes që reflekton nevojat dhe kërkesat e tyre. Me përkrahjen e figurave qendrore të partisë dhe me përkushtimin e tij për ndryshim, Hamdi Bytyçi synon të sjellë një frymë të re në udhëheqjen komunale.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor 2025, dhe gara në Suharekë pritet të jetë mjaft dinamike, me qytetarët që po i kushtojnë vëmendje të veçantë programeve dhe vizioneve të kandidatëve për të ardhmen e komunës së tyre.