Ligji për të Huajt, së shpejti fillon zbatimi i deryrimit për raportim në Polici

19.09.2025

Qytetarët pa dokumente të Kosovës së shpejti do të duhet të paraqiten në polici me të hyrë në Kosovë.

Ligji për të Huajt, së shpejti fillon zbatimi i deryrimit për raportim në Polici Foto: Ilustrim

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se së shpejti do të nisë zbatimi praktik i Ligjit për të Huajt për pjesën që detyron personat e huaj të paraqiten në stacionin më të afërt të policisë brenda tre ditëve nga hyrja në Kosovë. Ky raportim do të shërbejë për të njoftuar autoritetet se ku po qëndrojnë gjatë kohës së tyre në Kosovë.

Sipas Elshanit, ky detyrim vlen edhe për serbët që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, por nuk posedojnë dokumente të Kosovës. Për të lehtësuar procesin e informimit, Policia e Kosovës ka nisur shpërndarjen e një broshure zyrtare me titull “Udhëzuesi për Hyrjen, Lëvizjen, Qëndrimin dhe Punësimin e të Huajve në Republikën e Kosovës”.

“Policia do t’i informojë qytetarët se kur raportimi do të jetë i detyrueshëm”, tha Elshani për Kosovo-Online, duke shtuar se zbatimi nuk ka për qëllim ndëshkimin, por vendosjen e një procedure të qartë dhe të standardizuar.

Nëse policia identifikon persona që nuk e kanë përmbushur këtë detyrim, të dhënat e tyre do t’i përcillen Policisë Kufitare, e cila më pas është përgjegjëse për shqiptimin e gjobave. Për vizitorët e përkohshëm, si ata që vijnë nga Serbia për të vizituar objekte fetare apo vende të tjera, informacioni merret përmes komandës në Prishtinë dhe qëndrimi për disa ditë nuk paraqet problem. Ndërsa për vizitorët individualë që qëndrojnë në hotele, pronarët e hoteleve janë të detyruar ta njoftojnë policinë brenda dy ditësh.

Elshani theksoi se ata që jetojnë dhe punojnë në Kosovë duhet të paraqiten personalisht në polici për të marrë një formular zyrtar. “Kjo nuk është ndonjë problem i madh për t’u bërë,” tha ai, duke nënvizuar se ligji parashikon edhe lëshimin e lejeve afatshkurtra, të përkohshme dhe të përhershme për qëndrim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More