66 aksidente, 20 të arrestuar dhe dy viktima në trafik brenda 24 orëve në vend
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës zbulon një ditë të ngarkuar me incidente, duke ngritur pyetje për sigurinë në vend.
Brenda vetëm 24 orëve, janë arrestuar 20 persona, ndërsa 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme. Kjo shifër tregon për një aktivitet të shtuar të autoriteteve në ndalimin e shkelësve të ligjit.
Megjithatë, ajo që shqetëson më shumë janë statistikat e trafikut. Në 66 aksidente të ndodhura brenda kësaj periudhe, njëri prej tyre përfundoi tragjikisht me fatalitet. Përveç kësaj, 22 aksidente shkaktuan lëndime te njerëzit, ndërsa 43 të tjera rezultuan vetëm me dëme materiale.
Këto shifra janë një pasqyrë e qartë se si pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut po vazhdojnë të marrin jetë dhe të shkaktojnë dëme të mëdha. Përballë kësaj situate, autoritetet bëjnë thirrje për një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve, në mënyrë që të parandalohen këto incidente që po dëmtojnë shoqërinë tonë.