29 aksidente me të lënduar dhe 2430 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

29.08.2025

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, ku përfshihen statistikat e aksidenteve në komunikacion, arrestimet dhe masat ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë shënuar 29 aksidente me të lënduar dhe 40 aksidente të tjera me dëme materiale.

Policia ka theksuar se kontrollet në komunikacion kanë vazhduar me intensitet, duke rezultuar në 2430 gjoba të shqiptuara vetëm brenda një dite për shkelje të rregullave të trafikut.

Po ashtu, në kuadër të veprimeve operative, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës bën thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, duke theksuar se masat e rrepta kanë për qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.