Gjendet në mjet shpërthyes në Prizren, ndërhynë FSK-ja

21.08.2025

Një qytetar në Prizren ka raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Idriz Ngucati”, duke alarmuar autoritetet.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka informuar menjëherë policinë për rastin, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën përreth për të garantuar sigurinë publike.

Më pas, njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar, i cili do të analizohet më tej nga ekspertët.

Fatmirësisht, nga ky rast nuk është raportuar për persona të lënduar apo për dëme materiale.

Autoritetet po vazhdojnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.