Stravuqinë, arrestohen 4 të rinjë për posedim të substancave narkotike

27.07.2025

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të shtunën në Suharekë, për posedim të substancave narkotike.

Mbrëmjen e djeshme, më 26 korrik 2025, rreth orës 21:50, policia në Stravuqinë të Suharekës ka arrestuar katër persona, të gjithë meshkuj kosovarë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 8 qese me një sasi prej 7.24 gramë marijuanë, substancë e dyshuar narkotike.

Pas arrestimit dhe intervistimit në prani të zyrtarëve policorë të E.B. rreth 21-vjeçar, A. V. rreth 19-vjeçar, E. S. rreth 19-vjeçar dhe A. B. rreth 20-vjeçar, prokurori ka vendosur që të katër të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.