Temperaturat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes

24.07.2025

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë publikuar një apel për qytetarët, duke kërkuar kujdes të shtuar përballë temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit.

Institucionet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për të mbrojtur shëndetin e tyre gjatë periudhave me vapë ekstreme.

Rekomandimet kryesore për mbrojtje nga nxehtësia janë:

  • Qëndroni larg të nxehtit, sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës.
  • Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit për të parandaluar djegiet dhe dëmtimet e lëkurës.
  • Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00.
  • Pini ujë rregullisht, të paktën një gotë në orë dhe 2–3 litra në ditë.
  • Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura, për të lehtësuar freskinë e trupit.
  • Mbani ambientet e brendshme të freskëta, veçanërisht shtëpinë tuaj.
  • Kufizoni përdorimin e kafeinës dhe alkoolit, pasi këto mund të çojnë në dehidrim.
  • Nëse keni simptoma si: marramendje, djersitje e tepërt, të vjella, konfuzion etj., drejtohuni menjëherë për ndihmë mjekësore në Qendrën më të afërt të Shëndetësisë.

Ministria apelon që veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme gjatë ditëve me temperatura ekstreme.